Vizita e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq në Prishtinë shihet si mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Zvarritja e çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi pritet të përfundojë pas vizitës së kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq në Kosovë.
Përfaqësues të partive politike dhe analistë politikë thonë se takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me homologun e tij malazez është një mundësi për zhbllokimin e demarkacionit.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se kryeministri malazez do të qëndrojë në Kosovë të mërkurën dhe të enjten.
Ndonëse është bërë e ditur se në takimin ndërmjet dy kryeministrave do të bisedohet për çështjen e demarkacionit, Qeveria nuk ka dhënë më shumë detaje mbi këtë çështje.
“Kryeministri i Malit të Zi do ta vizitojë Kosovën më 14 dhe më 15 shkurt 2018. Temat që do të diskutohen janë marrëdhëniet mes të dyja vendeve, bashkëpunimet reciproke, por edhe demarkacioni”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë dhënë gazetës “Zëri”.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari