Rufki Suma është kandidati i pavarur, cili pas tre mandatesh ka humbur zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.
Aktualisht ai nuk ka deklaruar se do të merret me ndonjë gjë tjetër dhe shpreson deri në numërimin e votës së fundit.
KZQ nuk ka dalë ende me rezultat përfundimtar pasi nuk ende nuk janë numëruar votat me kusht nga diaspora dhe personat me nevoja të veçanta.
“Tani për tani unë i kam humbur zgjedhjet, edhe pse nuk janë numëruar ende votat me kusht, diaspora dhe personat me nevoja të veçanta”, tha Suma.
Kujtojmë, se në zgjedhjet e 17 tetor, kandidatë për kryetar të kësaj komune ishin Mehmet Ballazhi nga PDK, Rufki Suma dhe Sherif Berisha nga LVV.
Suma ka marrë 42.47% të votave, ndërsa kundërshtari i tij nga PDK kishte marrë 50.98%, i cili deri më tani është fitues i zgjedhjeve. /arbresh.info/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen