Ish ushtari i UÇK-së, Nexhat Brahimaj tash e 21 vite jetonte në kushte të mjerueshme.
Por, së fundmi ai dhe familja e tij janë bërë me shtëpi nga njerëz bamirës. Mes lotësh, ai ka rrëfyer për vështirësitë që ka pasur në jetë, duke menduar shpeshherë edhe tiu jap fund vuajtjeve
“Qe 21 vite jam në rrugë. Kur mora lajm se kanë marrë iniciativë, mbeta pa fjalë. Qe 21 vite mua më kanë humbur shpresat krejt. Nuk kam besuar që ka njerëz që bëjnë edhe për mua diçka. Jam vet i pesti në familje”, rrëfen ai ndër të tjera.
Ai thotë se shteti i Kosovës ka bërë shumë pak për veteranët e luftës.
“Unë vet i pesti me 170 euro tash e 21 vite jetoj me qera. Shpesh herë mu ka mbush mendja sikur shokët me vjerrë vetën, por thosha hajt hatri i fëmijëve po duroj. Mu ka lodhë me shpirt e me krejt. Unë dal mbledhi hekra e lemenka për fëmijët e mi. Nëse është nevoja trupin e dha për ta”, ka rrëfyer ai në ATV.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë