
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit të Diplomacisë të Antalya-s. ( Mustafa Kamacı - Anadolu Agency )
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka reaguar përmes një shkrimi në Twitter pas shpërthimit të një miniere në Turqi.
Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe thotë se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë.
“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik të minës në Bartin. Mendimet tona janë me më të dashurit e tyre, të lënduarit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Osmani.
Kujtojmë se 41 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në një minierë thëngjilli në Turqinë veriore.
Our deepest condolences go out to the families of the victims of the tragic mine explosion in Bartin.
Our thoughts are with their loved ones, the injured and the people of Türkiye at this difficult time.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 15, 2022
LEXO EDHE:
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve