Një shpërthim dyshohet se ka ndodhur pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar policia.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka theksuar se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, duke shkaktuar dëme materiale.
“Persona të lënduar nuk ka. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, ka thënë ai.
Sipas tij, njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për rastin.
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë