Sot në ora 14:45 policia thotë se ka marrë informatën se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës, të një shtëpie ka ndodhur një shpërthim, ku një person ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për një mashkull M.G 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me këtë rast”, ka njoftuar Policia.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës