Vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është dëmtuar të mërkurën në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Për shkak të natyrës së dyshimtë të incidentit, në vendngjarje ka ndërhyrë njësiti anti-bombë i Policisë së Kosovës, për të kryer hetime.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Arbresh.info se si pasojë e incidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Vetë ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Dr. Hajdari, në një prononcim të shkurtër për media, ka theksuar se nuk ka ndonjë obligim ndaj askujt, duke lënë të kuptohet se nuk e lidh incidentin me ndonjë konflikt të mundshëm personal apo profesional./Arbresh.info



178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...