Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se i gjithë qyteti i Vushtrrisë dhe disa fshatra kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasoj e shpërthimit të gypit kryesor.
Në njoftim thuhet se edhe Dobëlluka dhe Smrekonica kanë mbetur pa ujë ndërsa ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendin e ngjarjes, përcjell Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, pranë “EMONA”-s, i gjithë qyteti i Vushtrrisë, si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Po ashtu, edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për këtë natë.
Puna kryesore për sanimin e gypit, i cili ndodhet në thellësi prej rreth 4 metrash nën sipërfaqen e tokës, pritet të fillojë nesër.
Ju faleminderit për mirekuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!/Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK