Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit.
Megjithatë nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) pohojnë se defekti është sanuar menjeherë dhe se sallat e operacionit në këtë klinikë janë funksionale dhe se ndërhyrjet kirurgjike po kryhen sipas planit.
Mirlinda Qyqalla nga zyra e mediave në QKUK tha për Arbresh.info e se menjeherë pas njoftimit, ekipi i shërbimeve teknike të QKUK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar me kohë, duke e sanuar plotësisht problemin dhe se puna në Klinikën e Oftalmologjisë po vazhdon sipas planit dhe se pacientët po marrin sherbime shendetësore pa pengesa.
“Klinika e Oftalmologjisë na njofton se tri sallat e operacionit janë funksionale dhe po kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale sipas planit dhe rregullit të zakonshëm. Po ashtu ju njoftojmë se shërbimet shëndetësore për pacientët po vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë”, ka thënë Qyqalla./Arbresh.info
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...
Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin
Kosova përballë një prove politike: Kompromis apo krizë e re...
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën