Një gyp i kanalizimit ka shpërthyer në Klinikën e Pediatrisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës të dielën në mbrëmje.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një problemi teknik, raporton Arbresh.info.
“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike”, thuhet në njoftim.
Sipas SHSKUK-së, menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll.
“Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja