Stacioni i Policisë në Kaçanik ka identifikuar të dyshuarin 47 vjeçarin L.B i cili ditë më parë kishte shpërndarë një video, ku shihej me një armë zjarri në brez.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërkaq arma është konfiskuar, shkruan Arbresh.info.
“Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që sot, datë 30.08.2023 rreth orës 08:00 të identifikojnë personin e dyshuar L.B (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve.”/Arbresh.info.
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...