Agjencia Kosovare e Privatizimi (AKP) ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20% për 1.499 punëtorë të 11 ndërmarrjeve shoqërore.
Shuma e fondeve që do të shpërndahen është 1,119,119,68 euro. Bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Agjencia deri më tani ka shpërndarë afër 122 milionë euro për 20% dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 47.000 punëtorë dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.
Ndërkohë, AKP-ja është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka opinioni do të informohet me kohë.
Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 11 NSh-ve, për të cilat është kompletuar dokumentacioni për shpërndarje, shuma e fondeve në dispozicion për t’u shpërndarë me numrin e punëtorëve përfitues, ndërsa shpërndarja e fondeve të 20%-it për punëtorët e këtyre NSh-ve është në proces dhe është duke u realizuar nga BSPK-ja.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...