Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i shoqëruar nga Drejtori i Kulturës në Komunë të Prishtinës, Besart Vllahinja, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u prit nga Hetem Sopjani, Kryetar i Bashkësisë Islame në Prishtinë dhe imam i xhamisë së Jashar Pashës, si dhe Mr. Idriz Gjigoli, zv. kryeimam, i Prishtinës.
Në takim u fol për bashkëpunimin në mes të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës, me theks të veçantë tek restaurimi i Xhamisë së Çarshisë. Kryetari Ahmeti tha se janë shpenzuar shumë para dhe kohë për restaurimin e kësaj xhamie, mirëpo xhamia ende ka mbetur në gjendje jofunksionale me punime të pakryera.
Pas vizitës së përbashkët të kryetarit dhe imamëve në këtë xhami, dhe krahasimit të punimeve që janë bërë në Xhaminë e Jashar Pashës, kryetari Ahmeti tha se është e papranueshme që kjo xhami, 640 vjet e vjetër, e që përveç funksionit fetar do të mund të ishte edhe pikë turistike e Prishtinës, të lihet në kësi gjendje. Ai premtoi se Komuna e Prishtinës do të përkujdeset që Xhamia e Çarshisë të restaurohet dhe të ketë kujdesin e duhur si xhamia më e vjetër e qytetit.

Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente