Banorët e Bregut të diellit janë shumë të kënaqur me qeverisjen e deritashme të Prishtinës, me reformat që janë bërë dhe me projektet që po zhvillohen.
Një përkrahje e madhe është parë edhe sot në tubimin e organizuar në mbështetje të kandidatit të Vetëvendosje Shpend Ahmetit.
Në këtë tubim, Kryetari Ahmeti foli për programin qeverisës për për 4 vitet e ardhshme, me theks të veçantë në zotimet konkrete për këtë lagje.
“Bregu i Diellit është një nga lagjet më të mëdha të Prishtinës. Do të ndërtohet Qendra Sociale për të moshuarit; Do të rregullohet platoja tek Banesat e Bardha; Do të rregullohet platoja tek Qendra Tregtare; Do të rregullohet platoja në rrugën “Azem Shkreli”. Do të rregullohen parkingjet e lagjeve me sistemin tonë të ri; si dhe do të ndërtohet këndi i lojërave në rrugën “Mehmet Gradica”, theksoi Ahmeti.
Në fund, Ahmeti u bëri thirrje banorëve të Bregut të Diellit që të vijnë masivisht të premten, në ora 19:30, në palestrën e sporteve “1 Tetori”, për ta përmbyllur bashkë fushatën.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...