Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tanimë është futur në fazën finale.
Kësisoj, përpos evropianëve, për këto bisedime interesim kanë shprehur edhe amerikanët, konkretisht familja Soros.
Alexi, djali i George Sorosit, ka zhvilluar një sërë takimesh me politikanë të implikuar në bisedimet e Brukselit.
Ai dje u mirëprit në vendin tonë nga kryetari komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Diskutuam mbi situatën politike ne vend, Prishtinën, nivelin qendror dhe dialogun me Serbinë. Po ashtu diskutuam ne përgjithësi edhe për bashkëpunimin social demokrat ne regjion”, ka thënë Ahmeti për “Indeksonline”.

Ndryshe, Alexi këtyre ditëve ishte edhe në Beograd ku zhvilloi takime me krerët e lartë të shtetit, respektivisht presidentin, Aleksandër Vuçiq i cili e ka njoftuar për dialogun në Bruksel.
Vlen të theksohet se para vizitës në Kosovë dhe Serbi, Soros në Amerikë ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

“Soros e ka përshëndetur vazhdimin e dialogut dhe rolin konstruktiv të Serbisë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftim e Beogradit Zyrtar.
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...