Në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Emshir, qytetarët vazhdojnë të presin deri në gjashtë orë për të marr shërbimin.
Pavarësisht premtimeve të kryetarit, Shpend Ahmeti, se do të adresojë ankesat për pritjet, qytetarët vazhdojnë të presin me orë të tëra.
“Kemi nevojë për staf dhe mjete. E përkundër ndalesave burokratike nuk guxojmë të ndalemi”, pati deklaruar Ahmeti në ditën kur kishte marrë ankesat duke qenë i pranishëm në QMF, në Emshir, shkruan arbresh.info.
Ankesat e qytetarëve që po presin edhe sot kanë të bëjnë me orë të gjata të pritjes, pagesa të shumta që detyrohen të bëjnë në laboratorë private shkaku i terminëve të rralla, dhe pagesave të shumta të barnave për shkak të mungesës së terapive në barnatore shtetërore dhe nëpër QMF-të.
Covidi i ka nxjerr tepër në pah mangësitë e sistemit shëndetësor. Qytetarët e Prishtinës duhet të presin deri në një javë termin për të bërë analizën e DDimer, e domosdoshme tek personat e infektuar me koronavirus. Këto vonesa po detyrojnë qytetarët t’i drejtohen laboratorëve private duke bërë që e gjithë terapia gjatë trajtimit të kushtojë qindra euro./arbresh.info/
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...