Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për rezultatin e dobët të partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, në të cilat PSD’ja garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ahmeti ka thënë në T7, se prej momentit që ka nënshkruar koalicion me partinë e Haradinajt, PSD’ja ka humbur 5 për qind të votave.
“E kemi paguar faturën e PAN’it”, është shprehur ai, duke iu referuar ish-koalicionit që qeverisi vendin, ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, AAK’së dhe Nismës Socialdemokrate.
“PAN’i është ndëshkuar. Ka qenë votë për ndryshimin”, është shprehur Ahmeti.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet