Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka komentuar dënimin me gjobë 3600euro për ish drejtorin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Agim Gërguri dhe shefi i sektorit të arkitekturës në këtë institut, Gani Gashi.
Ahmeti ka thënë se këta dy persona kanë kryer vepra më të rënda duke aluduar në meritimin e dënimit më të madh.
“Në vitin 2014 kemi has në një parregullsi të madhe në renovimin e xhamisë së Çarshisë. Komuna kishte transferuar 500 mijë euro tek Instituti për Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore për renovimin e xhamisë. Po i kërkonin edhe 80 mijë të tjera.
Nuk kishte asnjë raport të 500 mijë eurove të shpenzuara, nuk kishte asnjë raport për tender, ndërsa gjendja e xhamisë nuk tregonte se ishte afër. Prandaj që atëherë kërkova hetim dhe auditim sepse nuk ishin pak para. Nuk e dija as kush ishte drejtor në Institut e as kush është marr me atë punë.
Dje kuptova që Gjykata ka konstatuar keqpërdorim të pozitës dhe ka dënuar dy persona me 6 muaj burg, dhe më pastaj këtë dënim e ka kthyer në gjobë prej 3600 eurove.
500 mijë euro, xhamia e pakryer, asnjë dokument, asnjë raport dhe në fund 3600 euro gjobë” shkruan Shpendi në Facebook.
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...