Vetëvendosje ka bërë të ditur se Shpend Ahmeti pas debatit të parë me Arban Abrashin e LDK-së, është i gatshëm për ta zhvilluar edhe të dytin.
Ahmeti nesër do të mbajë debat me Abrashin.
Më poshtë iu përcjellim njoftimin e Vetëvendosjes:
Pas debatit në Klan Kosova, të realizuar të hënën e kësaj jave, kryetari Shpend Ahmeti ka shprehur gatishmërinë për një debat të dytë me pretenduesin Arban Abrashi.
Duke pas parasysh interesimin e qytetarëve të Prishtinës për te vlerësuar ofertat zgjedhore për Prishtinën, përkundër një agjende të ngjeshur, shtabi i kryetarit Shpend Ahmeti ka marr vendim që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së KTV-së për të organizuar debatin e radhës, në emisionin Interaktiv.
Informojmë qytetarët se kryetari Shpend Ahmeti është i gatshëm që nesër të paraqitet në këtë emision, me shpresë se kjo mundësi do të shfrytëzohet nga kundërkandidati Arban Abrashi. Prej datës 22 tetor kemi konfirmuar 4 debate, ku kundërkandidati nuk ka ardhur.
Jemi në dispozicion të organizatorëve të debatit për t’u dakorduar lidhur me detajet e këtij debati.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...