Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar situatën e krijuar pas një ndërprerjeje të gjatë të rrymës nëpër disa lagje të Prishtinës.
Sipas Ahmetit, KEDS po e lëshon energjinë elektrike, mirëpo rrjeti nuk po është i aftë që ta mbajë përçimin e mëtutjeshëm të rrymës.
Ai këtë sqarim e bëri përmes llogarisë së tij në Twitter.
“Sipas informatave nga KEDS disa herë pasi e kanë lëshuar rrymën nuk po e mban rrjeti. KOST nuk ka mundur ta rregullojë, ndërsa KEDS po punon në një lidhje alternative dhe gjithmonë sipas KEDS rryma do të lëshohet shpejtë”, shkroi Ahmeti.
Një nga lagjet që ka mbetur më gjatë se 12 orë pa rrymë në Prishtinë është Bregu i Diellit.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...