Dje ka qarkulluar një fotografi ku shihej duke u mbuluar me asfalt një rrugë me kalldërm, në zonën “Prishtina e vjetër”.
Pas kësaj kishte reagime të shumta, e vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, theksoi se nuk janë mbuluar kalldërmat.
Por, edhe përkundër kësaj u insistua të ketë ndodhur një gjë e tillë, por Ahmeti ka ardhur me një tjetër shpejgim.
Ahmeti tha në këtë rrugë ka qenë asfalt qe plotë vite dhe gjatë gërryerjes kanë hasur në kalldërm, gjë që më vonë e kanë ndërruar projektin për ta rikthyer përsëri kalldërmin.
“Pash disa statuse që insistojnë që kemi mbuluat një pjesë me asfalt. Në fakt ka qenë asfalt qe plotë vite. Kur e kanë gryer për asfaltim e kemi parë që ka kalldërm përfundi. Kemi insistuar dhe kemi ndërruar projektin për ta kthyer kalldërmen. Pra jo që kemi mbuluar, por kemi shpluar kalldërmen“, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...