Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se emisari i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, iu ka dhënë afat liderëve kosovarë deri në muajin mars që të arrihet një marrëveshje me Beogradin.
“Grenell iu ka thënë deri në mars keni afat. Ai nuk ka ardhur këtu të dëgjojë për kamatat e Raiffeissen-it”, ka thënë Ahmeti në pressing.
Kjo sepse, sipas Ahmetit, zgjedhjet në Amerikë janë në prill, andaj ata nuk kanë kohë të merren me Kosovën e Serbinë më shumë.
“Zgjedhjet në Amerikë zhvillohen në muajin prill, pastaj ata nuk kanë kohë të merren me neve”, është shprehur Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se Grenell është njeriu i Trumpit dhe presidenti Trump i ka thënë personalisht atij të merret me këtë punë.
“Grenell është një prej njerëzve të Trumpit. Fakti që Trump ka vendosur që Grenell dhe Palmer të merren me këtë punë, nuk kërkohet diçka tjetër përveç se dëshirojnë marrëveshje mes palëve”, tha Ahmeti.
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol