Ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u është drejtuar liderëve të partive politike me një mesazh pas përfundimit të zgjedhjeve.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se përveç festimit të fitoreve, liderët e partive do të duhet të vlerësohonin edhe ata që kanë dhënë maksimumin në garat lokale.
Reagimi i plotë :
“Mbrëmë, Albin Kurtin do të doja ta shihja edhe me Hajrullah Çekun, Taulant Kelemndin e Ardian Golën përveç festimit me Faton Pecin.Mbrëmë, Memli Krasniqin do të doja ta shihja edhe me Arian Tahirin përveç festimit me Shaqir Totajn.
Mbrëmë, Lumir Abdixhikun do të doja ta shihja edhe me Xhafer Gashin përveç festimit me Përparim Ramën.
Të gjithë këta kanë dhënë maksimumin personal duke ekspozuar vetën për ti ndihmuar subjektit politik.
Disa prej tyre mund edhe të ankohen për mosmbështetje të subjektit në garat e tyre. Krediti për fitore shkon bashkë me përgjegjësinë për humbje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...