Vetëm 3.8% e të rinjve mbështesin kryeministrin Isa Mustafa, sipas sondazhit të fundit të KDI-së, njofton Klan Kosova.
Por pas tij nuk qëndron aspak mirë edhe lideri i Vetëvendosje, Visar Ymeri që nuk ka as një përqind.
Më mirë këtu del deputeti Albin Kurti që përkrahet nga të rinjtë me 13 përqind.
Por nga të rinj del se 23.5 përqind e tyre nuk e preferojnë asnjërin nga liderët politikë në vend.
Ismet Kryeziu – drejtor i KDI e sheh si sukses hyrjen e Shpend Ahmetit dhe Mimoza Kusari-Lilës që janë në këtë listë.
“Nuk janë shumë kryetarë të komunave e as ministra që janë të moshës së re, 4 % është mirë për Shpend Ahmetin, ose Vjosa Osmani që është përafërsisht me Shpendin”.
Sipas Astrit Gashit, Vjosa Osmani e ka merituar përfshirjen në këtë listë, siç thotë ai për qëndrimet që ka pas.
“Të rinjtë nuk të duan kur nuk je as mish, as peshk pra duhet të kesh qëndrim”, pohon Gashi.
Por që Petrit Zogaj nuk është pajtuar me këtë.
“Vjosa Osmani, ka qenë kundër Thaçit si president, ashtu si edhe anti Mustafës, nuk ka pasur qëndrim politik”.
Zogaj ka thënë se nuk e befason renditja e Albin Kurtit, pasi sipas tij, ai në këto vite ka mbjellur rezistencë me të cilën një i ri ka qejf për tu identifikuar, me qenë pra anti-sistem.
“Është mosha kur të rinjtë pra kanë mospajtime edhe me familjen, pra Kurti është lider që ka promovuar rezistencën, Vetëvendosje identifikohet me Kurtin dhe një i ri që mund ta përcjell politikën ditore vetëm ndoshta prej Facebook dhe e sheh Albinin duke rezistuar, thotë se do të donte të ishte si ai”.
“Janë edhe të rinjtë që duan ta shohin Thaçin e Veselin si model, që duan të ju shkojnë gjërave me burokraci”
“Tek parapëlqimi për liderët nga të rinjtë, Albin Kurti del me 13 % edhe Thaçi e Veseli që po kryesojnë, janë liderë nacional, Shpend Ahmeti është lider lokal, nuk ka pozitë partiake, nuk është çudi që Shpendi ka dal aty”.
“Lider nacional janë Kurti, Thaçi e të tjerë” sipas Zogajt.
“Hulumtimi është në nivel të Kosovës, e jo të Prishtinës. Për politikanin model është në nivel të Kosovës, po flasim për lider nacional, Kurti është 20 vjet në skenën politike”, përfundon Zogaj.
Peci: Bujqësia organike krijoi mbi dy mijë vende të reja pun...
Valë sulmesh në Kolumbi, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Fillon seanca gjyqësore në rastin “Banjska”
Policia e Shqipërisë kap dy shtetas të Kosovës me drogë në S...
Masakra me 10 të vrarë në Austri, autori kishte përgatitur e...
Musk tërhiqet nga akuzat ndaj Trump: Më vjen keq, ishin të e...