Kryetari i Prishtinës, dhe kandidati i LVV për deputet Shpend Ahmeti në hapjen e fushatës në Pejë ka thënë se ‘Çfarë fillimi i ri me dajt e njëjtë, çfarë fillimi i ri me përfaqësuesit e njëjtë të klanit ‘pronto’”, shkruan arbresh.info
Ai para shumë qytetarëve pejanë tha nuk ka forcë që do t’i mund mund sepse sipas tij Lëvizja Vetëvendosje është e të gjithëve.
“Në njërën anë partitë e pushtetit prej vitit 99 me kombinime te ndryshëm e kanë qeverisur vendin dhe në anën tjetër një parti faqebardhë me parime të qarta Lëvizja Vetëvendosje. Disa parti po e quajnë vetën të pensioneve e të rinjve, Lëvizja Vetëvendosje është një parti që i përfaqëson të gjithë si pensionistët të rinjtë të papunët si qytetarët ashtu edhe të fshatarëve është lëvizja e të gjithëve”, tha Ahmeti
Ai kërkoj votën e pejanëve duke u thënë se të votoni për ata qe do të punojnë për të ardhmen e Kosovës.
“Me 11 qershor në vend që të zgjedhim ata që e sollën Kosovën në këtë gjendje votoni ata qe do të punojnë për të ardhmen e Kosovës”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...