Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se LDK’ja ka lëshuar një shans që e ua ka ofruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Bulliqi thotë se LDK’ja ka refuzuar ta marrë postin e kryeparlamentarit, atë të presidentit në mënyrë që ta japin Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Kryesia e LDK-së, për shkak të interesave të ngushta, e ka lëshuar një shans fantastik që ua ka ofruar Albini. Kanë refuzuar ta marrin edhe Kryeparlamentarin edhe Presidentin e ta japin Ministrinë e Brendshme!”, ka shkruar Bulliqi.
Nesër do të mbahet seanca inauguruese e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës, në të cilën do të dështojë formimi i qeverisë për shkak VV’ja dhe LDK’ja ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet nesër, pak para seancës ku pritet konstituimi i Kuvendit.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje të titruar, ka njoftuar zyrtarisht se s’ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK’në dhe se kjo parti i ka refuzuar edhe ofertën e fundit që Kurti thotë se ua ka bërë me 23 dhjetor.
Ndërsa kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se negociatat nuk kanë dështuar.
“Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, thotë Mustafa, transmeton Gazeta Express.
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...