Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar ka bërë shqyrtimin e Draft-Marrëveshjes gjithpërfshirëse dhe obligative-ligjore në mes të republikës së Kosovës Dhe Serbisë.
Avni Arifi nga zyra e kryeministrit ka shpalosur këtë draft-marrëveshje duke përmendur objektivat kryesore të saj.
“Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë që palët të njohin integritetin dhe sovranitetin e njëra tjetrës, të adresohen çështjet e pensioneve, të ketë drejtësi për vitkimat e dhunës, të zgjidhen problemet si njohja reciproke, telekomunikimi, energjia, të mundësohet lëvizje e lirë e mallrave që të ketë treg të hapur, të këtë garancë për komunitetet për të drejtën e gjuhëve, feve, të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare. Drafti është dërguar tek të gjithë liderët politik, tek ambasadorët e Quintit, tek udhëheqësit e institucioneve. Ky draft do të inkorporoj edhe sugjerimet e dhëna nga të lartë cekurit”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nga sot procesin e dialogut Qeveria ia delegon delegacionit.
“Këtë proces dhe këtë materie jemi të hapur që ta ketë edhe Presidenti në shërbim dhe institucionet tjera. Ne nuk po i ikim përgjegjësisë si Qeveri, ata mund të llogarisin në neve për çdo kërkesë”, ka theksuar ai.
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...
Policia e Kosovës kap drogë, armë dhe mjete të rrezikshme në...
Hattrick i Valverdes – Real Madridi “shokon” Manchester City...
Dietologët zbulojnë se si dhe me çfarë është më mirë t’i han...
Gjermania premton 93 milionë euro ndihmë për Lindjen e Mesme
Bie çmimi i naftës, Kusari bën thirrje për monitorimin e tre...