Mediumi rus, Russia Today, ka raportuar për shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës. Ky medium raporton për vendimin e presidentit Hashim Thaçi duke e cituar atë se ‘shpallja e zgjedhjeve është e drejtë kushtetuese e Presidentit’.
Por sipas RT, ky vendim mund t’i tensionojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo lëvizje mund t’i tensionojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ky vendim vjen pas protestave në komunat veriore gjatë nëntorit, kundër tarifës 100% që e vendosi Kosova ndaj Serbisë. Por kryeministri Haradinaj, i ka rezistuar presioneve ndërkombëtare dhe ende nuk e ka hequr tarifën” shkruan Russia Today, transmeton Gazeta Express.
Përndryshe medium Russia Today, cilësohet si fabrikë e propagandës ruse në shtetet perëndimore, dhe është e njohur për qëndrimin e saj pro-serb dhe kundër pavarësisë së Kosovës.
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati