Në lagjen ‘Qafa’ në Prishtinë së shpejti do të filloj ndërtimi i parqeve rekreative-sportive.
Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shpallur grupin e operatorëve ekonomik që do të kryejnë këto punime, shkruan arbresh.info.
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është bërë publike njoftimi për nënshkrim të kontratës me titull “Ndertimi parqeve rekreativo-sportive – Renovimi i kompleksit Qafa”.
Në njoftim thuhet gjithashtu se vlera e parashikuar e kontratës ishte 1 milionë e 139 mijë ndërsa pas hapjes së tenderit çmimi i ofruar nga OP ishte 883 mijë e 783 euro.
Ndryshe në prill të këtij viti kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ka filluar procesi i prokurimit për investimet në kompleksin ‘Qafa’.
Ahmeti pati publikuar edhe fotografi se si do të duket kompleksi teksa kishte falënderuar Yllkë Kosumin për projektimin.
“Këtë javë ka filluar procesi i prokurimit për investimet në kompleksin Qafa ne Prishtinë. Gjelbërim, fusha sportive, hapësira publike në një prej projekteve më të mëdha kapitale sivjet. Falenderojmë Yllkë Kosumin për projektimin”, ka shkruar Ahmeti në facebook./arbresh.info/


Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës