Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka shpallur rezultatet përfundimtare lidhur me konkursin për Shkollim Specialistik sipas Udhëzimit të ri Administrativ.
Në komunikatën për media nga kjo ministri, thuhet se ky konkurs ka qenë në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit. Kriteret bazë kanë qenë: kuadri deficitar, kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore.
Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...