Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë në dy raste të ndara nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Bixhoz të paligjshëm”.
Sipas policisë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, shkruan Arbresh.info.
“Podujevë / 25.05.2025 – 17:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre dyshohet se kishin organizuar lojëra të fatit online. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.
“Podujevë / 25.05.2025 – 17:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit online. Janë sekuestruar para të gatshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...