Shoqëria civile po proteston sërish para hyrjes kryesore të Kuvendit të Kosovës.
Përmes kësaj proteste organizatat e shoqërisë civile po kërkojnë konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’i hapte rrugë edhe krijimit të qeverisë së re.
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile kanë premtuar që sa herë që të mblidhet Kuvendi, do të vazhdojnë të shprehin me protestë pakënaqësinë e tyre për mos konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sot në orën 11:00 është paraparë të vazhdojë seanca konstituive për herë të 41-të. Gjykata Kushtetuese më 26 qershor bëri publik aktgjykimin sipas të cilit legjislatura e nëntë e kuvendit duhet të konstituohet brenda 30 ditëve./rtk
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë