Përfaqësues të shoqërisë civile e vlerësojnë të domosdoshme përfshirjen e sanksionimit të deputetëve që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit. Sipas tyre deputetët kanë marrë pagë edhe pasi nuk kanë qenë shumë aktivë nëpër komisione e seanca parlamentare.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik I Kosovës (KDI), ka thënë se grupet parlamentare duhet të shtyjnë më shumë këtë temë, meqë kjo mund të kushtëzohet me votën e tyre për rregulloren.
Gjithashtu thotë se disa propozime të KDI-së janë bazuar në modele të vendeve të tjera, të cilat parashohin masa ndëshkuese për deputetët në rast të mungesave të paarsyeshme.
“Projekt-Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës nuk ka paraparë masa ndëshkimore për deputetët që pa arsye nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit, përkundër faktit që propozime të tilla janë ofruar nga KDI para shumë kohësh. Propozimet nga ana e KDI-së janë bazuar edhe në modele të vendeve tjera të rajonit dhe më gjerë, të cilat parashohin masa ndëshkuese për deputetët në rast të mungesave të paarsyeshme. Propozime të ngjashme janë ofruar edhe nga disa subjekte politike parlamentare, mirëpo të cilat fatkeqësisht nuk kanë marrë përkrahjen e nevojshme. Duke qenë se për miratimin e rregullores së re nevojiten 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, konsideroj që grupet parlamentare duhet të shtyjnë më shumë këtë temë, meqë kjo mund të kushtëzohet me votën e tyre për rregulloren”, thotë Cakolli për arbresh.info.
Artan Demhasaj nga organizata Çohu , vlerëson se me rregulloren e re duhet të ketë një sanksionim për deputetët të cilët nuk marrinë pjesë nëpër komisione parlamentare dhe seanca.
“Duke pasur parasysh që deputet e Kuvendit të Kosovës në të kaluarën janë treguar shumë neglizhent ndaj pjesëmarrjes edhe në seanca dhe njëkohësisht edhe në grupe parlamentare ndërkohë që janë paguar dhe kanë marrë pagën edhe pasi nuk kanë qenë shumë aktivë nëpër komisione e seanca parlamentare, po ashtu edhe në debat. Por, vetë fakti që pjesëmarrja e tyre nuk ka qenë e mirë nëpër këto, atëherë mendoj që me rregulloren e re duhet të ketë një sanksionim për deputetët të cilët nuk marrinë pjesë nëpër komisione parlamentare dhe njëkohësisht në seanca”, vlerësoi ai.
Demhasaj shton se ky është dokument shumë i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës.
“Duke pasur parasysh situatat aktuale që kemi nuk ka ndonjë gatishmëri të këtij spektri politik që është i përfaqësuar në Kuvend, dhe për me pas një kompromis karshi një dokumenti kaq të rëndësishme siç është Rregullorja e Kuvendit, atëherë nuk është momenti i duhur tani për me diskutu këtë sepse e dimë që është e ndame pozita e opozita dhe është e pamundur për me siguru një koncept gjeopolitik për këtë dokument, që mendoj që është një prej dokumenteve ma të rëndësishme për Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Demhasaj për arbresh.info.
Ndryshe, Projekt-Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës është në procedurat e fundit për tu votuar në lexim të dytë, por nuk po gjenë përkrahjen e shumicës parlamentare.
Lëvizja vetëvendosje ka shprehur qëndrimin se nuk do t’i jap votën pro nëse nuk përfshihen amendamentet e propozuara. Ndërsa Partia Demokratike i ka bërë thirrje opozitës që të votojë pro Rregullores të re të Kuvendit. E, për të kaluar edhe në lexim të dytë Rregullorja e re e Kuvendit duhet të marrë votën e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës./A.Zeka/arbresh.info/
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Gr...
Arrestohet 44-vjeçari në Prishtinë i dyshuar për katër raste...
Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarit për trafikim me nje...
Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me r...
Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘’bingo’’ për Vetëvendosjen
Zelensky shpall emergjencë energjetike në Ukrainë pas sulmev...