Disa organizata joqeveritare e kanë publikuar një letër publike për partitë politike parlamentare, liderët e tyre dhe deputet e Kuvendit të Kosovës, me anë të së cilës kërkohet që të gjindet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit e të shmangen zgjedhjet e sërishme.
Në letër thuhet se duke vlerësuar zhvillimet aktuale politike, ekziston rreziku real që vendi të përballet sërish me zgjedhje, duke u cenuar kështu funksionimi demokratik të institucioneve.
” Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve, por përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit”, thuhet në letër.
Letra e plotë drejtuar partive politike parlamentare, liderëve të tyre dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit garanton stabilitet institucional
Ne, organizatat e nënshkruara të shoqërisë civile, duke vlerësuar zhvillimet politike aktuale konsiderojmë se ekziston rreziku real që vendi të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentit.
Duke pasur parasysh se vendi ka kaluar tashmë një periudhë të zgjatur pa stabilitet të plotë institucional, çdo vonesë e mëtejshme në konstituimin e plotë të institucioneve cenon funksionimin demokratik të institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në sistemin politik.
Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve, por përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit.
Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve parlamentare që:
– të angazhohen me seriozitet dhe përgjegjësi në dialog konstruktiv ndërpartiak,
– të vendosin interesin qytetar mbi kalkulimet partiake,
– të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje që siguron funksionimin e plotë institucional.
Shoqëria civile konsideron se stabiliteti institucional është interes publik dhe përgjegjësi e përbashkët politike. Çdo dështim për të arritur zgjidhje në afatin e mbetur do të konsiderohet dështim i vullnetit politik për të garantuar stabilitet dhe funksionalitet demokratik.
Ne mbesim të gatshëm dhe të përkushtuar të kontribuojmë në mënyrë konstruktive përmes dialogut, ekspertizës dhe mbështetjes publike për çdo proces që synon zgjidhje të qëndrueshme dhe institucionale.
Organizatat nënshkruese:
Demokraci Plus
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti GAP
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Lëvizja FOL
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...