Shoqata “Miqtë e Amerikës” ndërton shtëpi për një familje nga Lipjani

15:38 | 19 Korrik 2015
M. A.

Në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, u vu gurëthemeli i shtëpisë në të cilën do të vendoset Sabile Gashi nga fshati Sllovi i Lipjanit dhe vajza e saj, të cilat tash e sa vite jeton në një shtëpi që nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë.

Ndërtimi i kësaj shtëpie u mundësua falë donatorëve që ndihmuan në projektin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, e që parashihet të përfundoj në fund të majti gusht të këtij viti.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” për gjendjen në të cilën jeton Sabilja u njoftuan nga fqinjët e saj. Ata morën iniciativën t’i ndihmojnë dhe mblodhën donatorët e nevojshëm, ku sot veç po nisin implementimin e projektit.

Për ndërtimin e shtëpisë së Sabilës, një ndihmë mjaftë të madhe dha edhe dhëndri i saj, i cili i ofroj 5 ari truall, pranë shtëpisë së tij.

Sabile Gashi nuk e fsheh dot gëzimin që së shpejti do të bëhet me shtëpi. Ajo rrëfen për kushtet në të cilat ka jetuar deri tani.

Ajo falënderon shoqatën “Miqtë e Amerikës” dhe të gjithë ta që ndihmuan në përmirësimin e kushteve në të cilat jeton.

Për të shënuar fillimin e implementimit të këtij projekti qe edhe kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi,  tregoi se ky aktivitet po organizohet për nderë të 11 vjetorit të Qendrës Presidenciale “Bill Clinton”, e që presin të përfundojë me datë 19 gusht të këtij viti.

Rexhepi theksoi se askush nga anëtarët e shoqatës nuk ka të drejtë të marrë ndonjë shumë nga donacioni i mbledhur, por të gjithë donatorët do të sjellin kontributin e tyre në vendin ku po punohet.

Për këtë projekt, komuna e Lipjanit e ka ndarë vendimin dhe ka paguar taksat e nevojshme për ndërtim, derisa edhe shumë kompani për ndërtimin dhe kompletimin e shtëpisë në përgjithësi, kanë kontribuar. Vlera e këtij projekti arrin shumën deri në tetë mijë euro.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” tha se ky është veprim i parë dhe i fundit në ndërtim. Sepse siç tha ai, nuk kanë për qëllim të krijojnë poenë politik në këtë formë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale