Shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të kremtojë nesër ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarëve e mbarë njerëzimit, ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.
Në eventin që mbahet në zyrat e shoqatës, janë ftuar personalitete të larta shtetërore, deputetë, artistë, gazetarë, sportistë e miq të shoqatës, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate, e cila sqaron se për shkak të hapësirës nuk ka pasur mundësi të ftojë shumë personalitete. E veçanta e këtij eventi është se kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi, gjatë prononcimit do të jetë i veshur me veshje nacionale. “Ky veprim është reagim ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vitin e kaluar më 20 gusht, në Soçi të Rusisë në konferencën me media pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, ku e ka potencuar festimin e ditëlindjes që e kemi bërë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ish-presidenti Bill Clinton mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s, event ky i organizuar në muajin qershor në Prishtinë. Ai deklaroi se Kosova është krenaria e tij dhe se e do shumë këtë vend.
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...