Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, zgjedh sot Bordin e ri

15:13 | 21 Maj 2016
M. A.

Shoqata kosovare e të Shurdhërve Seksioni i të Rinjve (SHKSH), po mban sot Kuvendin e Dytë të Përgjithshëm Zgjedhor.

Në fjalën hyrëse në fillim të Kuvendit, përshëndetje dhanë kryetari i SHKSH-së, Faton Parduzi, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu si dhe përfaqësues nga Unioni Evropian për të Rinjtë e Shurdhër.

Përndryshe në Kuvendin e sotëm pritet të zgjidhen anëtarët e rijnë të Bordit të Drejtorëve, ndërsa mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve me dy përfaqësuesit nga 12 shoqatat e të shurdhërve, u vendos se do të mbahet në qershor të 2018-ës.

Shpërndaje në rrjete sociale