Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e drejtuar nga hoxhë Halil Kastrati, sot ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 130 familje në nevojë të Mitrovicës, ku 30 prej tyre janë dhuruar për familjet që jetojnë në pjesën veriore të qytetit.
Me rastin e shpërndarjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ku së bashku me hoxhën Halil Kastrati kanë ndarë pakot ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë sociale.
Me këtë rast, Bahtiri ka falënderuar dhe vlerësuar kontributin e shoqatës së Kastratit, duke thënë se kjo shoqatë vazhdimisht ka ndihmuar shumë familje të Mitrovicës me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve në nevojë, si dhe kanë zgjidhur çështjen e banimit disa familjeve, me ç’ rast nga një projekt i përbashkët janë ndërtuar edhe 50 shtëpi të cilat do të ndahen shumë shpejt për familjet e përzgjedhura./arbresh.info/

Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...