Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me udhëheqësin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për ndërtimin e 26 shtëpive për familjet në nevojë të Komunën e Podujevës, të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Nënkryetari Rudari tha se vlera e projektit është 520 mijë euro.
“Komuna e Podujevës do të participojë me 130 mijë euro, kurse pjesa tjetër do të jetë investim i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’”, ka thënë Rudari, i cili e ka falënderuar humanistin Kastrati.
Krahas këtij projekti në Komunën e Podujevës është duke u finalizuar projekti i ndërtimit të shtëpive të banimit social në Lagjen e Dëshmorëve, ku brenda pak ditësh do të fillojë ndërtimi i 22 shtëpive, nga projekti i përbashkët i Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një...
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...