Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit, por mbrojtjen e kastës së vjetër kriminale.
Përmes një reagimi publik, Shoqata e Prokurorëve ka thënë se ministri i Financave ka përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj këtij institucioni.
“Sot në mesdite në rrjetin e tij social (i publikuar në portale) ministri Hekuran Murati ka bërë një postim duke përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj Prokurorit të Shtetit Milot Krasniqi duke e cilësuar se gjoja prokurori i rastit nuk ka bërë asnjë hap lidhur me rastin që ministri Murati e përmend në postimin e tij”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve Publikë, shkruan Arbresh.info.
Tutje, kjo shoqatë ka thënë se nga deklarimi i Muratit jo vetëm që shpif por njëkohësisht e vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është.
“ Në këtë mënyrë i njëjti jo vetëm që shpif por njëkohësisht e vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke e marrë parasysh se epilogu i hetimeve merr kohë në grumbullimin, analizimin dhe vlerësimin e provave dhe fakteve, me qëllim të përfundimit me sukses të secilit rast”, thuhet tutje në reagim.
Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën linçuese dhe stigmatizuese të përdorur nga ministri Murati dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese, stigmatizuese dhe mbi të gjitha shpifëse.
Megjithëkëtë, Shoqata e prokurorëve të Kosovës thotë se ‘iu bën me dije të gjithëve pa dallim dhe njëherësh edhe ju siguron që secili prokuror që është i dekretuar, kryen punën e tij me nder, integritet dhe fisnikëri duke zhvilluar hetime të drejta të paanshme dhe në mënyre profesionale”.
Po ashtu kjo shoqatë, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e pa tolerueshme.
“Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës jemi thellësisht të shqetësuar dhe një herit për të satën herë ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve me peshë në jetën politike, ekonomike, sociale të përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese, nënçmuese, denigruese dhe shpifëse ndaj secilit prokuror”.
Në fund të njoftimit thuhet se kjo shoqatë siguron gjithë opinionin publik dhe se janë duke zbatuar ligjin në mënyrë të drejtë, profesionale dhe të paanshme.
“Edhe një herë e potencojmë dhe sigurojmë gjithë opinionin publik se ne jemi këtu për zbatim të ligjit në mënyrë të drejtë, të paanshme korrekte dhe mbi të gjitha profesionale në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt juridik për secilin qytetar të vendit”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...