Shoqata e Prokurorëve: “Asnjë presion nuk do ta ndalë punën e prokurorëve në luftimin e krimit”

17:17 | 30 Korrik 2018
V. S.

Puna e Prokurorëve të Kosovës në luftën kundër krimit nuk do të dalet nga asnjë presion. Ky është mesazhi që ka dërguar sot Shoqata e Prokurorëve të Kosovës pas kërcënimit që iu bë një javë më parë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta.

“Rasti i fundit do të na mobilizojë edhe më shumë në misionin tonë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj shoqate.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës nëpërmjet një komunikate e ka quajtur të papranueshëm sulmin ndaj prokurorit Igrishta.

“Rasti i fundit i sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta, është tërësisht i papranueshëm, i cili ka për qëllim frikësimin dhe pengimin e punës së prokurorëve, që janë duke kryer një punë jashtëzakonisht të suksesshme në luftimin e krimit të të gjitha formave, thuhet në komunikatë.

Sulmin ndaj prokurorëve veç tjerash kjo shoqatë e cila mbron të drejtat e tyre po e sheh si krijim te presioneve dhe pasigurisë në luftën kundër dukurive negative sepse kohëve të fundit është duke u bërë një punë shumë efikase në zgjidhjen e rasteve në drejtim të luftimit të krimit.

Prokurori Igrishta u sulmua para një jave nga një dëshmitar brenda gjykatores së Gjykatës Themelore të Prishtinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme