Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë takuar sot Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin e shoqatës, Nijazi Gashi dhe kryetaren e shoqatës së pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, për Marshin e Drejtësisë i cili do të mbahet me 2 prill në Prishtinë.
Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të pensionistëve të Republikës së Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi dhe kryetarja e Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, u kanë ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh – duke u zotuar për pjesëmarrje masive të pensionistëve.
“Marshi për Drejtësi” do të mbahet me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. /arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...