Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë të ditur se në bazë të një hulumtimi të kryer në 14 kompani në Kosovë ka rezultuar me kurdisje të çmimit të derivateve të naftës.
Madje sipas AKK-së përqindje e fitimit ka shkruar në 124 % për naftë dhe 135 % për benzinë.
E këtë e kanë kundërshtuar nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës. Në një prononcim dhënë për arbersh.info kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani ka thënë se ky mund të jetë gabim teknik i AKK-së.
Berjani ka shtuar se kompanitë nuk kanë kurdisur çmimin.
“Sa i përket Autoritetit të Konkurrencës ne kemi pas takim dhe kemi komunikuar vazhdimit. Vendimin të cilin e ka marrë kinse 16 kompania janë në hetime për kurdisje të çmimit ne e kemi mbajt Kuvendin e Shoqatës vitin e kaluar dhe kemi kundërshtuar, nuk është e vërtetë se ka çmim të kurdisur”, ka thënë ai
Sipas Berjanit për të sqaruar këtë gabim AKK do të ftohet edhe në Kuvendin e Shoqatës.
“Unë e llogaris se të Autoriteti i Konkurrencës është një gabim teknik ku thuhet se mazha e fitimit ka qenë 60%, dhe 124%, ne si Shoqatë e Naftëtarëve javën e ardhshme e kemi Kuvendin dhe do të ftojmë edhe Autoritetin e Konkurrencës dhe beso se kjo çështje do të zgjidhet sepse çmim të kurdisur nuk ka pas”, ka thënë ai.
Ai ka treguar edhe çmimin që do të ishte në treg në rast se fitimi i kompanive do të ishte siç e ka prezantuar AKK.
“Unë nuk po mund ta kuptoj kur thotë masa e fitimit ka qenë 60%, çmimi më treg është dashur të jetë 1.70 euro ose rreth 2 euro. Unë e llogaris se nuk ka mundur të ekzistoj”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur për format që do të përdorin për të kundërshtuar këtë publikim të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ai ka thënë “unë e kisha prit Kuvendin dhe të marrin pjesë të gjitha kompanitë e do të thonë fjalën e tyre dhe më pas do të dalim në një konferencë për medie”.
Ndryshe të premten edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur të gjeturat e një hetimi që AKK-së është duke zhvilluar në lidhje me çmimet e derivative të naftës për dy muajt e fundit të vitit 2018.
Ai ka treguar si ka ardhë deri tek fillimi i këtij hetimi. Sipas Prestreshit ky hulumtim po bëhet për të parë nëse ka pasi abuzlim ose marrëveshje të ndaluar nga ligjet që e rregullojnë konkurrencën në Kosovë
“Hetimi i AKK-së – që ka filluar në fillim të vitit 2019 – është nxitur pasi që dyshohet se operatorët e shitjes me pakicë të këtyre derivateve nuk kishin reflektuar në mënyrë individuale gjatë caktimit të çmimeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, kur çmimi në tregun e Kosovës kishte mbetur i njëjti përkundër rënies së çmimit në berëzën ndërkombëtare. Andaj, hetimi i AKK-së po zhvillohet për të parë nëse kemi të bëjmë me ndonjë veprim anti-konkurrues nga operatorët e tregut, ose më konkretisht, nëse ka pasur ndonjë abuzim me pozitën dominuese apo marrëveshje të ndaluar nga ligjet që e rregullojnë konkurrencën në Kosovë,” ka thënë Prestreshi.
Ai ka thënë gjithashtu se sipas Njoftimin e Fakteve Paraprake dyshohet se kompanitë që operojnë me shitjen me pakicë të derivateve nuk kanë reflektuar në mënyrë individuale për çmimin e shitjes dhe fitimit bruto për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.
“Kjo do të thotë që kompanitë që bëjnë shitjen me pakicë të naftës dyshohet se kanë pasur fitim prej rreth 9 % gjatë muajve janar-tetor 2018, kurse fitimi në muajin nëntor ka qenë në mesatare prej 60%. Në dhjetor, fitimi mesatarisht ka qenë 124%,” ka thënë Prestreshi.
Në shtator të vitit që lamë pas çmimet e derivateve të naftës në Kosovë ishin ngritur për rreth 10 cent/arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...