Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, për të diskutuar mbi rritjen e çmimit të miellit të raportuar nga qytetarët gjatë kësaj jave dhe masat që duhen ndërmarrë bashkërisht që kjo të mos ndodhë, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie.
Nga takimi i zhvilluar mes tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve kanë njoftuar ministrin Mustafa se gjendja e stoqeve me grurë të destinuar për blojë në Kosovë dhe regjion është e qëndrueshme, andaj nuk ka asnjë arsye, deri më tani, që çmimet e miellit të prodhuar në Kosovë të rriten.
Siç njoftuan tutje përfaqësuesit e mullisëve, prodhuesit kosovar të miellit nuk kanë rritur çmimet e miellit, por se “ka informacione se ky çmim mund të jetë rritur kryesisht nga tregtarët e vegjël”.
“Ministri Mustafa kërkoi të ketë koordinim të plotë ne mes të MBPZhR-së dhe prodhuesve të miellit që të sigurojnë qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë keqpërdorime të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot