Shoqata e Matematikantëve të Kosovës fiton çmimin “Evropiani i Vitit”

11:09 | 8 Maj 2021

Shoqata e Matematikantëve të Kosovës ka fituar çmimin “Evropiani i Vitit”, çmim ky që ndahet nga Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Për të gjashtin vit me radhë, me rastin e Ditës së Evropës, Bashkimi Evropian në Kosovë ndan Çmimin Evropiani i Vitit. Shoqata e Matematikanëve të Kosovës është votuar më së shumti për çmimin Evropiani i Vitit 2021. Ky çmim ndahet nga zyra e BE-së/Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë dhe ndahet çdo vit për individë apo organizata të caktuara të cilat kanë shenuar arritje në fusha të ndryshme dhe me këtë janë bërë shembull i mirë për shoqërinë dhe vlerat evropiane.

Në ceremoninë e mbajtur në hapësirat e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Kryetarit të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, profesor Armend Shabanit çmimi iu dha nga Ambasadori Tomáš Szunyog, udhëheqës i zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së dhe nga zëvendëskryeminitri i Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi.

Të pranishëm ishin edhe të nominuarit e tjerë: Arlinda Murtezi, Anti SLAPP Group, Blerta Basholli dhe DJ Regard dhe ish-fituesit e mëparshëm: profesori Lul Raka dhe Jeton Neziraj.

/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara