Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Klinë – OVL, SHFD dhe SHIL – kanë përkujtuar 28-vjetorin e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Jakup Sokol Agushi nga fshati Drenoc, duke nderuar njëherësh edhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.
Në një njoftim përkujtimor, ato theksuan se fundi i muajit qershor shënon një periudhë të rëndësishme të historisë së luftës çlirimtare, duke kujtuar sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë në mbrojtje të vendit.
Organizatat rikujtuan edhe një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, e zhvilluar nga mbrëmja e 28 qershorit deri më 30 qershor 1998, ndërsa nderuan Lapidarin e Dëshmorëve dhe Martirëve në Drenoc të Klinës.
“Sot, 28 vite nga rënia heroike e tij, emri dhe vepra e Dëshmorit të Kombit, Jakup Agushi, mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë sonë kombëtare”, thuhet në njoftim.
Organizatat theksuan se dëshmorët ranë në altarin e lirisë për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në kujtesën e popullit.
Në përfundim, ato shprehën nderime me mesazhin: “Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit, Jakup Agushi! Lavdi të gjithë Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!”/Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...