Me rastin e miratimit të projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës mirëpriti miratimin e këtij projektligji.
Dixhitalizimi i shërbimeve kontribuon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale, andaj krijimi i një mjedisi të përshtatshëm që ofron sigurinë e transaksioneve elektronike është një domosdoshmëri për zhvillimin e ekonomisë dixhitale, shkruan arbresh.info.
Shoqata e Bankave të Kosovës ka punuar dhe ka avokuar në çështjen e identifikimit elektronik dhe nënshkrimit elektronik për disa vite me radhë, dhe kjo çështje ka qenë një nga prioritetet kryesore për avokim tek institucionet dhe autoritetet përkatëse shtetërore me anë të grupeve punuese.
Miratimi i kornizës së re ligjore të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara në transaksionet elektronike do të jetë ndihmë e madhe juridike ndaj bizneseve, konsumatorëve dhe shoqërisë duke eliminuar barrierat e mëparshme për zbatim konkret./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?