Shkurte Berisha zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Prishtinë

21:29 | 22 Shtator 2016
M. A.

Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, ka mbajtur sonte Konventën e IV-të Zgjedhore të Forumit të Gruas.

Në prani të 649 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së Prishtinë, u zgjodh Shkurte Berisha, transmeton Arbresh.info

Të pranishëm në këtë konvetë, përveç ish deputeteve të Parlamentit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Kuvendin me praninë e tyre e nderuan edhe koordinatori i zgjedhjeve në nivel qendror z.Vesel Makolli, sekretarja organizative e partisë znj.Rejhan Vuniqi, kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri, koordinatorja e Forumit të Gruas ne nivel qendror, znj.Mirlindë Gashi, koordinatori i degës së AKR-së në Prishtinë, z.Valon Berisha dhe shumë mysafirë të tjerë nga jeta akademike dhe kulturore e Kosovës.

Duke folur për rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri, koordinatori i zgjedhjeve në AKR, z.Vesel Makolli ka deklaruar se Aleanca Kosova e Re, gjithmonë ka lobuar për mbrojtjen dhe avancimin e gruas në shoqërinë kosovare. Ai po ashtu ka thënë se klase aktuale politike e ka sjellë vendin para kolapsit. “Dalja nga kjo katrahurë, mund të behet vetëm me AKR-në dhe Presidentin Behgjet Pacolli”, ka thënë ai, thuhet në komunikatën e AKR-së.

“Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, znj.Mirlindë Gashi, e cila, duke folur për pozicionin e gruas në shoqërinë kosovare, është shprehur se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga kjo gjendje. Ajo ka thënë se ndryshimi vjen vetëm nëse ne i themi stop këtij degradimi.

Ndërsa koordinatori i degës së AKR-së në Prishtinë, z.Valon Berisha, ka folur për fuqizimin e rolit të gruas. Ai ka thënë se një nga prioritetet e AKR-së është sigurimi i vendit të merituar të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje. “Duke u mobilizuar të gjithë së bashku, ne do ta sigurojmë vendin e merituar të gruas në shoqëri”, ka thënë ai.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 649 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së Prishtinë, u zgjodh Shkurte Berisha.

Duke i falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe delegatet për besimin e dhënë, kryetarja e sapo zgjedhur ka thënë se me qeverisjen e AKR-së, do të ketë mirëqenie ekonomike, ngritje të nivelit të punësimit të grave, promovim i së drejtës dhe barazisë në trashëgimi si dhe avancim profesional dhe akademik për gratë.

Më pas Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë 14 anëtarëshe të Forumit të degës”, njofton AKR.

14455928_10154427794100856_1065922093_o 14408162_10154427794650856_1301273440_o 14423668_10154427837650856_1891886987_o 14409293_10154427792195856_542438593_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale