(2) Protestuesit që u tubuan spontanisht para qeverisë së Maqedonisë, pas shpalosjes së “bombës” se sotme të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, i kanë ulur në gjysmështizë flamujt shtetërorë.

(1)Në Shkup protestuesit po tentojnë të hyjnë brenda objektit të Qeverisë. Siç raporton RTK, protestuesit kanë arritur që të thyejnë kordonin e Policisë.
Protestat në Shkup kanë ndodhur pas publikimit të një incizimi nga lideri opozitar Zoran Zaev në lidhje me vrasjen e të riut Martin Neshkovski. Sot Zaev publikoi audio-materialin ku dëgjohet qartë se kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë fshehur vrasjen e Neshkovskit.
Protestuesit janë mbledhur në orën 18 duke iu përgjigjur thirrjeve në rrjetet sociale.
Në mesin e protestuesve shihet flamuri shqiptarë./Arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=x0uuOrkD_Mw
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...