Protestuesit janë drejtuar drejt Parlamentit pasi qe ata nuk u lejuan të protestojnë para Prokurorisë Publike.
Protestuesit janë pritur nga një numër i madh forcash policore dhe se pas kësaj ata nuk janë lejuar që të protestojnë.
Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, kërkoi që të lejohet e drejta e tyre për protestë dhe se sipas saj kjo garantohet me Kushtetutë. Ajo lexoi para policëve edhe pjesë të kushtetutës, por megjithatë policia nuk lejoi ndalimin e turmave protestuese.
Protestuesit po vazhdojnë brohoritjet për dorëheqjen e Qeverisë me thirrjet “Gruevski ik”, “Jankullovska ik”, “Duam hetime për gazetarin Mladenov” etj.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...